Aksident i rëndë në Selanik, ndërron jetë 1 person, plagosen 9 të tjerë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Selanik, ku ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur dhe nëntë të tjerë. Sipas mediave greke raportohet se aksidenti ka ndodhur pak para mesnatës në autostradën Selanik-Athinë në zonën e Halastra.

Një makinë, në të cilën udhëtonin emigrantët, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rrugë. Të plagosurit u dërguan në spitalin Ippokratio në Selanik.

Policia po shqyrton mundësinë që të ketë qenë një transferim ilegal i emigrantëve. Rrethanat e aksidentit po hetohen nga Departamenti i Trafikut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu