Aksident i rëndë në Shkodër – Tre të rinj në gjendje kritike

0

Shkodër, 23 Prill 2025 – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit po udhëtonin me një motor kur një automjet dyshohet t’u ketë prerë rrugën, duke shkaktuar përplasjen. Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit pa dhënë ndihmë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit të përfshirë në aksident.