Aksident i rëndë në Stamboll, kamioni përplaset me dy makina, 6 të vdekur dhe 3 të plagosur

0

TURQI- Një aksident i rëndë ndodhi një ditë më parë në Stamboll, ku gjashtë persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi një kamion u përplas me dy makina. Aksidenti ndodhi në orën 15:30 me orën lokale (1230 GMT) në autostradën Trans-Europiane në Silivri, raporton ‘DailySabah’.

Tre personat e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalet e afërta. Në zonë u dërguan njësitë e xhandarmërisë, zjarrfikëset, njësitë e urgjencës mjekësore, si dhe ekipet e reagimit ndaj emergjencave dhe fatkeqësive.

Aksidenti ndërpreu qarkullimin në autostradë, mirëpo u hap pas disa orësh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu