Aksident i rëndë në Thumanë

0

DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Një automjet, i drejtuar nga një shqiptar i Kosovës është përplasur me rrethrrotullimin e Thumanës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi si edhe pasagjeri, gjithashtu shqiptar i Kosovës. Dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertët po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu