TURQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi,ku dy kamionë të ngarkuar janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Stamboll-Bursa-Izmir, ku një kamion i mbushur me tritol, që do të përdorej në minierë, u përplas me një kamion tjetër të ngarkuar me perime.
Kamioni i mbushur me tritol u përmbys në rrugë dhe lënda plasëse e ndarë në kartonë, u shpërnda nëpër autostradë. Dy shoferët e automjeteve kanë marrë lëndime tëlehta në trup dhe ndodhenjashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga njëri prej shoferëve.