Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një grua, 3 të plagosur

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë, ku një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Mjeti tip “Renault” ka dalë nga rruga në zonën e Bishtit të Malit, ku viktima është një grua rreth 60-vjeçe. Sakaq policia nuk ka mbërritur ende në vendin e ngjarjes. 3 të plagosur po transportohen drejt spitalit.

Ndërkohë nuk dihet shkaku i aksidentit.