VLORË- Një tjetër aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Vlorë. Dy makina janë përplasur me njëri-tjetrën. Siç shihet edhe në fotot më poshtë, mjetet janë shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme si pasojë e përplasjes.
Ndërsa kalimtarët e banorët e zonës kanë rrethuar vendin, ndërsa disa shihet teksa përpiqen të identifikojnë ndonjë person të plagosur. Raportohet për dëme të shumta materiale në të dy mjetet e përfshira në aksident.