Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Zall Bastarit. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga aksidenti dyshohet se kanë mbetur të lënduar 4 persona. Ndërkohë që shkaku i aksidentit ende nuk dihet se cili është.





