Aksident i RËNDË/ Shoferi pëson infarkt në timon, autobusi përplas për vdekje 3 këmbësorët

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kinë,  ku për pasojë 3 persona kanë ndërruar jetë.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Nanchang, ku një autobus ka përplasur një turmë njerëzish. Sipas informacioneve, shoferi 51-vjeçar ka pësuar infarkt teksa ishte në timon dhe ka humbur ndjenjat. Në këtë moment, autobusi ka dalë nga rruga dhe ka marrë para turmën duke lënë 3 kalimtarë të vdekur e duke plagosur shumë të tjerë.

Shoferi është dërguar në spital pas ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.