Aksident i rëndë tek “Ura e Gjoles”, këmbësori përplaset teksa po kalonte rrugën

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në vendin e njohur si “Ura e Gjoles”.

Sipas informacioneve të para, një këmbësor ka tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës në tjetrin dhe është goditur nga një automjet që po kalonte në atë moment. Si pasojë e goditjes, këmbësori ka mbetur i plagosur.

Të pranishmit në vendngjarje kanë njoftuar autoritetet, ndërkohë i plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor janë duke kryer veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.