Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Melan të Dibrës.
Gazetari Neki Feta, raporton për Infoweb/Media se, një automjet ka dalë nga rruga dhe është batuar disa metra duke përfunduar buzë përroit.
Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur disa metra në afërsi të rrugës nacionale.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Dibër/Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi Roni Kata, 18-vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi Armend Spahiu 20-vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.