Aksident, i riu përplas për vdekje të moshuarin

0

KRUJË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Nikël, ku pasoja kanë qenë fatale.

Sipas informacioneve policore një 23-vjeçar ka përplasur me makinë një 77-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:15, në Nikël, shtetasi E. K., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin S. S., 77 vjeç, banues në Nikël, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu