Aksidenti tragjik në Korroticë,dy gra humbin jetën, katër të tjerë në gjendje të rëndë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ku janë përfshirë dy vetura. Nga ky aksident, Gazeta Express merr vesh se kanë mbetur të vdekura dy gra.

Si pasojë e këtij aksidenti, sipas Policisë kanë 6 persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar për trajtim urgjent mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë për Express nga Policia e Kosovës.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu