Bie në ujërat e liqenit të Belshit një automjet.
Ngjarja ka ndodhur pranë postës së Policisë.
Një autoveturë ka rënë në liqen për shkaqe ende të paqarta.
Mësohet se brenda makinës ndodhej vetëm shoferi, i cili ka mundur të dalë prej mjetit falë edhe ndihmës së dhënë nga të pranishmit në një biznes aty pranë të cilët e kanë nxjerrë nga uji.
Paraprakisht dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin teksa po lëvizte në një parkim aty pranë.
Po punohet për nxjerrjen e mjetit nga ujërat e liqenit.