Një aksident automobilistik u regjistrua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.
Një automjet ka dalë ka rruga dhe ka përfunduar në greminë nga 100 metra lartësi.
Fatmirësisht, nuk ka lëndime në njerëz.
Policia ndodhet në vendngjarje e po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit.