Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 08:45, në Velipojë, automjeti me drejtues shtetasin G. Sh 27 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi T.G 81 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi 81 vjeç, i cili është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.