Aksident, makina përplaset me bordurën e rrugës, ndërron jetë 26-vjeçari

0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Kurbin.

Policia njofton se një makinë tip “Audi” ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, ku për pasojë ka humbur tragjikisht jetën pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç.

Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 07.10.2020, rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu