Tiranë- Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pak më parë në autostradën Durrës-Tiranë, me drejtim kryeqytetin.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Infoweb, qarkullimi është bllokuar totalisht dhe radha e mjeteve është bërë kilometrike.
Gazetarja e InfowebTv për qytetin e Durrësit,Elitjona Doko, raporton se ngjarja ka ndodhur an afërsi të Sukthit, rreth orës 13.00 të kësaj të shtune dhe janë përfshirë të paktën gjashtë mjete, kjo lehtësisht e dukshme dhe në video.
Policia konfirmon se ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.