Aksident me 4 të plagosur në aksin Lushnje-Rrogozhinë

0

Një aksident ndodhi në aksin Lushnje-Rrogozhinë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Gramsh.

Mjeti me targë AA 742 HE, në të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe një fëmijë, ka goditur nga pas mjetin tip BMW me targë AA 763 TO.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 4 persona, tre familjarët dhe drejtuesi i mjetit BMV.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjes dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i mjetit në spital iu nënshtrua dhe testit pasi dyshohet se ka qenë në drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Po punohet për përaktimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu