Aksident me autobusin e linjës Elbasan-Tiranë pranë tunelit (PAMJE)

0

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së hënës në hyrje të tunelit nga krahu i Elbasanit pasi një automjet tip BMW është përplasur me autobusin e linjës së pasagjerëve Elbasan – Tiranë. Fatmirësisht, nuk ka viktima, as të plagosur në asnjerin nga automjetet.

Siç shihet edhe në foto dëmtimi i automjetit është i rëndë, edhe autobusi është dëmtuar lehtë nga pas te radiatori, por nuk ka lëndime në njerëz nga të dyja palët.

Aksidenti sapo ka ndodhur dhe në vendin e ngjarjes nuk kane ardhur ende Policia, ambulanca apo  karroatreci. Mjetet kanë mbetur në mes të rrugës duke shkaktuar një ngadalësim të trafikut.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu