Aksident me pasojë vdekjen në Malësinë e Madhe,makina përplas këmbësorin 68-vjeçar

0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe.

Një 20-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një 68-vjeçar i identifikuar si Llesh Peposhi në vendin e quajtur Aliaj.

Nga përplasja 68-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa policia ka vënë në pranga 20-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor).

Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu