Aksident me vdekje në aksin Korçë-Pogradec. Makina përplas këmbësorin

0

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte në anë të rrugës.

I plagosuri u transportua në spitalin e Korçës në gjendje kritike e më pas humbi jetën.
Ndërkaq, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas.

Policia po heton rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu