DIVJAKË- Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë. Mësohet se një 53-vjeçar duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur për vdekje një 77-vjeçar në fshatin Çermë e Sipërme. Shkaqet e aksidentit edhe nuk dihen.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 20:00, në fshatin Çermë e Sipërme, shtetasi Sh. D., 53 vjeç, banues në Zharrnec, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, i cili ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.