Aksident me vdekje në Fushë Krujë-Thumanë, humb jetën 77-vjeçarja

0

KRUJË- Një 77-vjeçare me inicialet B.H., ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se mjeti I drejtuar nga 46-vjeçari me inicialet N.H., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë Krujë:

Më datë 30.04.2023, në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë, shtetasi N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B. H., 77 vjeçe. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu