FIER- Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 5 personave është shënuar mesditën e kësaj të diele në Fier. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Buzëmadh. Një makinë tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga e për pasojë e është plagosur shoferi dhe 4 pasagjerët, mes tyre dhe një e mitur. Bëhet gjithashtu me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Buzëmadh, shtetasi V. M., banues në Cakran, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja R. M., 40 vjeç dhe tre vajzat të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.