Aksident në aksin Bilisht-Kapshticë, plagosen dy persona.
Njoftimi i Policisë:
Devoll/Informacion paraprak Më datë 19.10.2023, rreth orës 19:15, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, shtetasi I. Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi I. Z. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. M., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Bilishtit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.