Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, fuoristrada del nga rruga, plagoset shoferi

0

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orë 07:15 në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.

Burime nga vendngjarja raportuan se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Nënkalimi i Urës së Trenit” në Xibrakë.

Në aksident është përfshirë një fuoristradë e cila ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i saj dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të lëvizjes pasi ka tentuar të shmangë një gropë të madhe të krijuar në trasenë e rrugës. Për pasojë drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu