Aksident në aksin Elbasan-Librazhd. Makina kthehet përmbys në rrugë

0

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd. Rasti ndodhi në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit”.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përmbysur në rrugë.

Shoferi ka pësuar tronditje dhe plagë të lehta jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e këtij aksidenti është paralizuar qarkullimi për pak minuta, por më pas është rikthyer normaliteti.

Shkak i aksidentit dyshohet mbizotërimi i reshjeve të dendura dhe gurët e rënë në rrugë nga lartësia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu