Aksident në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Murras.
Një mjet ende i pa identifikuar nga policia ka përplasur qytetarin V.H, 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë.
Pas përplasjes mjeti është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e parë të lenduarit.
Elbasan / Informacion paraprak
Më datë 24.09.2021,rreth orës 20:05, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras , një mjet ende i paindetifikuar , ka aksidentuar shtetasin V.H , 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e shkaktut të aksidentit.