Aksident në aksin Elbasan-Peqin.
Dy mjete janë përplasur mes tyre në fshatin Vidhas.
Nuk dihet nëse ka të lënduar, por nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga InfowebMedia duket se përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.