Aksident në aksin Elbasan–Peqin, tre të plagosur

0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Sipas të dhënave paraprake, një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet të vogël, duke lënë të plagosur tre persona.

Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht, burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa qarkullimi në këtë segment është shoqëruar me vështirësi të përkohshme.