Aksident në aksin Elbasan-Peqin

0

Një aksident ka ndodhur gjatë paradites në aksin Elbasan-Peqin.  Ngjarja ndodhi në baipasin e peqinit. Dy automjete janë përplasur mes tyre duke devijuar nga rruga.

Si pasojë e përplasjes ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa, përveç tronditjes, drejtuesit dhe udhëtarët nuk kanë pësuar gjë.

Aksidenti ka shkaktuar trafik në të dy anët e rrugës.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia që normalizoi situatën dhe kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu