Aksident në aksin Fier-Libofshë, përplasen dy makina, plagoset një nga shoferët

0

FIER- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier-Libofshë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Petovë”, në Fier. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur “kokë më kokë”. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një prej shoferëve.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, e cila e ka transportuar të plagosurin me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. Në vendngjarje ndodhet edhe grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu