Rreth orës 21:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasi 43-vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë në spital, pasagjeri, shtetasi 40 vjeç, banues në Fier, si edhe është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.