Aksident në aksin Cërrik-Gramsh në fshatin Banjë.
29-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe për pasojë ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.
I riu mori plagë të lehta poru dërgua për në spital për të marrë kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i plotë i policisë:
Cërrik/ Informacion paraprak
Më datë 26.09.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Grmash-Cërrik, në fshatin Banjë, shtetasi B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.