Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri

0

KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të Maliqit. Shoferi i një automjeti tip “Nissan”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit, dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga.

Për pasojë është plagosur shoferi dhe një pasagjer. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 01:05, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të Maliqit, shtetasi F. M., duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Është dëmtuar shtetasi F. M. dhe një pasagjer në automjetin e këtij shtetasi jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu