Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Përplasen dy automjete, një nga makinat përfundon në kanal, arratiset një prej shoferëve

0

KORÇË- Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mbëmjen e sotme në aksin Korçë – Pogradec. Sipas informacioneve dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku njëri prej tyre përfundon në kanal.

Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar ndërsa, një nga shoferët është larguar nga vendngjarja. Policia po heton për rrethanat e aksidentit, si edhe ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu