Aksident në aksin “Korçë-Pogradec”, plagosen dy pasagjerë

0

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin “Korçë-Pogradec”. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy pasagjerë. Të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Petrushë, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. S., është përplasur me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasi Ll. B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 pasagjerë në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të të zbardhur rethatat dhe shkakun e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu