Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen dy automjete “kokë më kokë”, një person përfundon në spital

0

LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasiten e sotme në Kryqëzimin e Markatomaj, në autostradën Lezhë-Laç. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i plagosur.

Gjithashtu i dëmtuari është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.