MALIQ- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor “Maliq-Moglicë”. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00. Policia bën me dije se në aksident është përfshirë një automjet.
Dyshohet se makina ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Fatmirësisht dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe nuk kanë marrë plagë të rënda. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në shkaktimin e këtij aksidenti.
“Maliq/ Informacion paraprak. Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Maliq-Moglicë”, shtetasi A. D., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. D., dhe shtetasja J. D., pasagjere në automjet të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.





