Një aksident me vdekje është shënuar mbrëmjen e së hënës në segmentin e autostradës Milot-Fushë Krujë pranë fshatit Bushnesh.
Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor i identifikuar si Gentjan Gjergji, rreth 36 vjeç.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.