Aksident në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, përplasen disa automjete, përfshihet dhe autobusi i ekipit të femrave të Skënderbeut

0

PËRRENJAS- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin kombëtar Prrenjas–Qafë Thanë ku është përfshirë autobusi që transportonte ekipin e femrave të basketbollit të Skënderbeut të Korçës. Mësohet se autobusi ka dalë nga rruga, ndërsa dy automjete janë përplasur mes tyre dhe kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.