Aksident në aksin “Qafë Thanë-Pogradec”/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, përfundojnë në spital shoferi dhe pasagjerja

0

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lin, shtetasi A. Xh., 68 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. Xh. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja K. Xh., po marrin mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu