Aksident në aksin Rrogozhinë-Durrës, “Honda” i futet trajlerit nga pas, plagoset shoferi

0

Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:30 në aksin Rrogozhinë-Durrës, ku ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se një mjet tip “Honda” është përplasur me një trajler me targa të Malit të Zi, e për pasojë shoferi është plagosur në kokë.

Sipas policisë, dyshohet se mjeti “Honda” ka qenë me shpejtësi tej normave dhe është përplasur me pjesën e pasme të trajlerit. Shoferi i plagosur është dërguar me ambulancë në Spitalin e Durrësit, teksa policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu