Aksident në aksin Rrogozhinë-Elbasan. 2 persona në gjendje të rëndë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rrogozhinë-Peqin. Si pasojë e përplasjes së fortë 2 persona ndodhen në gjendje të rëndë.

Përplasja ka ndodhur mes një mjeti tip Reno dhe një makinë tjetër. Aktualisht aksi ku ka ndodhur aksidenti është i bllokuar dhe policia rrugore ka devijuar trafikun.

Në vijim pritet të zbardhen të tjera detaje mbi aksidentin se si ka ndodhur dhe cilat janë shkaqet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu