Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin “Gjirokastër-Kakavijë”, pranë fshatit Goranxi, ku një automjet është përplasur me një motomjet, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motoçikletës.
Sipas informacioneve të policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi A.K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, ndërsa motomjeti drejtohej nga shtetasi A.V., 63 vjeç, banues në fshatin Bulo, Libohovë. Nga përplasja, 63-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.