Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, makina me tre të rinjtë bie nga lartësia

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Ksamil. Mësohet se një makinë ka ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Hidrovori’, ndërkohë që në makinë ndodheshin 3 të rinj. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit dhe as gjendja shëndetësore e të rinjve.

Në vendngjarje ka shkuar ambulanca së bashku me policinë, ndërsa deri më tani ende nuk ka dalë një njoftim zyrtar mbi ngjarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu