GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Kthesa e Subashit.
Në aksident dyshohet se janë përfshirë tre makina, ndërkohë që dy persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit janë dërguar me ambulancë në spitalin e Gjirokastrës, ndërkohë që shkaku i aksidentit mbetet i panjohur.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore si dhe grupi i hetimit për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.