Një person është lënduar rëndë mbrëmjen e kësaj të marte në një aksident rrugor të ndodhur në supërstradën Lezhë-Tiranë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Rrilë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.