Aksident në aksin Vlorë-Orikum/ Plagoset një person, shkak parakalimi i gabuar (FOTO)

0

VLORË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum. Mësohet se dy automjete u përplasën si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një person, i cili u transportua menjëherë drejt Spitalit të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit.